Partia Demokratike padit ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn

20/03/2019 - 13:49

Partia Demokratike ka paditur ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre gjatë protestës, ku u hodh gaz dhe u dhunuan disa qytetarë.

Padia është dërguar në Prokurorinë e Tiranës nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, i cili thekson se është provuar me fakte shpërdorimi i detyrës nga Policia, e cila sipas selisë blu, ka sulmuar qytetarët me mjete të helmimit masiv edhe pse po protestonin paqësisht kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Edi Rama.

"Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht,"- thuhet në letrën shoqëruese qe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës.

Duke iu referuar pamjeve filmike që i disponon, Partia Demokratike vë në dukje se policia nuk e ka respektuar qëllimisht standardin e përdorimit të forcës në mënyrë proporcionale dhe të drejtuar vetëm kundër personave që kryejnë shkelje të ligjit.

"Qëllimi i Policisë ka qenë pengimi i zhvillimit të protestës, duke hedhur mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion ndaj të gjithë protestuesve, jashtë rregullave dhe rrethanave të lejuara nga ligji. Pamjet filmike provojnë një veprim kriminal të punonjësve të Policisë së Shtetit, që sulmojnë me gaz edhe qytetarë që janë të shtrirë në rrugë për shkak të problemeve shëndetësore apo qytetarë që përpiqen t’u vijnë në ndihmë atyre. Kjo është qartazi, jo vetëm shpërdorim detyre, por edhe një tentativë për të rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve."-vërejti Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Duke i kërkuar Prokurorisë të marrë masën e pezullimit nga detyra të të kallëzuarve, Partia Demokratike shpreh shqetësimin se Prokuroria është shndërruar në një seksion të certifikimit të paligjshmërive të Policisë së Shtetit.

"Prokuroria  nënshkruan çdo urdhër arresti që i vendoset përpara nga Policia e Shtetit, duke u përdorur si mekanizëm presioni dhe shantazhimi ndaj qytetarëve të pafajshëm, të cilët arrestohen për disa ditë, pa kryer asnjë shkelje dhe shpesh edhe pa qenë fare në protestë."

Sekretari i Përgjithshëm i PD thekson se, nëse Prokuroria do të sillej në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe jo si një vegël propagande e qeverisë, do te kishte nisur hetimet kryesisht, duke vënë përpara përgjegjësisë, të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, që kanë kryer veprime të paligjshme ndaj protestuesve.

"Trajtimi i këtij kallëzimi penal dhe mbi të gjitha hetimi me profesionalizëm i dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit, është një tjetër provë nëse në Shqipëri, organi i prokurorisë është institucion i pavarur dhe i paanshëm, siç përcakton Kushtetuta dhe ligji, apo është zyrtarisht degë e pushtetit kriminal të kësaj Qeverie ilegjitime."-thuhet në dokumentin shoqërues të kallëzimit penal, që PD e dorëzoi në Prokurorinë e Tiranës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti i Kuvendit, Lefter Maliqi është përplasur ashpër me zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda në lidhje me procesin e zgjedhjeve të

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha, në lidhje me avokatin e marrë për gjyqin ndaj gazetar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me vendimin e kryeministri Edi Rama, për nisjen e procedurave p

Dega e PD-së në Durrës ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook një kolazh me foto nga protesta e pasdites së djeshme.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Një foto nga takimi elektoral në Durrës, ku shfaqet koordinatori Vangjush Dako ndërsa shtrëngon duart me kandidatët për kryetar bashkie n

Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale ka prezantuar në Tropojë kandidatin e PS, Rexh Byberi.

Një ditë pas protestës së opozitës që i parapriu dhe shoqëroi takimin elektoral të Edi Ramës në Durrës, nënkryetari i degës lokale Arlind

Kryeministri Edi Rama ka paditur gazetarin gjerman Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në të përditshmen gjermane "Bild".

Valbona Sako, kandidatja socialiste për bashkinë e Durrësit ka falenderuar pjesëmarrësit për mbështetjen e treguar gjatë takimit të djesh