Astrit Patozi ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me grupin themelues të partisë “Bindja Demokratike”.

Në dalje nga kjo mbledhje, Patozi nuk pranoi të flasë lidhur me mbledhjen e zhvilluar, ndërsa tha se nesër do të ketë një deklaratë.

“Faleminderit për vëmendjen, ju kërkoj ndjesë që nuk ua shuaj dot kërshërinë. Ne nuk kemi asgjë për të treguar sot por asgjë për të fshehur nesër”, tha Patozi për mediet.