Pas konfirmimit të shefes së Infektivit Najada Çomo kandidate në listat e socialistëve për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Rama prezantoi një tjetër emër nga mjekësia gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për Shpresa Marnojn, mjeke në Shërbimin Shëndetësor Parësor në qytezën e Laçit.

Marnoj do të jetë kandidate për deputete në qarkun e Lezhës dhe e fokusuar pikërisht në Laç.

Shpresa Marnoj u kualifikua më parë nga platforma e PS-së, “Deputeti që duam” dhe faqja e partisë ka publikuar edhe spotin e saj me të cilin prezantoi veten më herët. Marnoj është 36 vjeçe dhe ka katër fëmijë.