Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka sulmuar ashpër kryetarin e vetëngrirë të PD Lulzim Basha në lidhje me garën që po zhvillohet për kreun e partisë.

Në një status të gjatë në Facebok, Patozi flet për 30 persona që punojnë në të zezë dhe përdoren nga Lulzim Basha për të sharë e ofenduan kundërshtarët e tij demokratë.

Patozi thotë se këta 30 persona qëndronin në katin e tretë të selisë së PD pranë zyrës së kryetarit të vetëngrirë, por më pas janë zhvendosur. Deputeti demokrat shprehet se ka dijeni se ku janë “strehuar” tani. Ai ndër të tjera akuzon Lulzim Bashën se po shkatërron Partinë Demokratike dhe kërkon ta marrë peng përmes një procesi elektoral fars.

“Ndaj, bëj si të bësh, kafsho gjuhën dhe përpiqu ta shtysh me brekë nëpër këmbë deri në 22 korrik, se mbase të ndihmojnë edhe të tjerët që t’i mbash, gjithësesi, çelësat e kosheres bosh. Vazhdo të vish vërdallë nëpër Shqipëri, dyll i verdhë, duke numuruar ditët, që nuk mbarokan, se mbase të del më mirë kështu. 
E kishe nisur jo keq, kur shqiptoje fjali pa kuptim apo sllogane boshe si ato të Republikës së Re, sepse ishte e vetmja gjë që mund të të shkonte, pas atij rezultati katastrofik. Por i sigurt të jesh që “asgjë nuk do të jetë më si më parë”, çfarëdo që të ndodhë më 22 korrik”, shkruan Patozi ndër të tjera.