Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e sotëm dhe në fokus ka qenë fushata dhe zgjedhjet e 30 qershorit. 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi të veçanta për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke nisur nga ditët e mbetura të fushatës dhe ditën e zgjedhjeve. Rama ka kërkuar të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve. Të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit. Më 30 qershor të kemi një proces me standarde”, është shprehur Rama ndër të tjera gjatë mbledhjes.

Në mbledhje u diskutua për sistemin e patronazhit për pjesëmarrjen në votime.