Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për qëndrimin e Gjermanisë sa i takon pozicionit të saj për çeljen e negociatave për Shqipërisë.

Në një postim në Twitter, Balla shkruan se Shqipëria dhe Maqedonia kanë treguar përkushtim ndaj reformave të forta. 

"Mirënjohës për Gjermaninë për një qëndrim kaq të qartë – në favor të fillimit të bisedimeve të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy e meritojnë këtë hap përpara pasi të dy vendet kanë treguar përkushtim të fortë për reforma të forta. Reforma në Drejtësi në Shqipëri është një model për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor".