“Parlamentin do e shpërndajë popullin”. Ky është reagimi i të zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi. Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se Presidenti vetëm sa do të zbatojë vullnetin e popullit, ndërkohë që paralajmëron dekrete të reja.

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.
Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit. Bëni durim! Dekretet do t’i zbatojë populli shqiptar”,
 shkruan Blushi.