Protesta e opozitës, Xhaferaj: Do të jem familjarisht, duhet qeveri anti-mafia

Postuar: 25/05/2018 - 18:53

   Kryetari i komanduar i degës së Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferaj në studion e REPORT Tv një ditë para protestës së opozitës para Kryeministrisë u shpreh se qëllimi i opozitës është largimi i qeverisë Rama dhe krijimi i një qeverie anti-mafia.

"Do të jem familjarisht në protestë. Nga Durrësi do të jenë shumë qytetarë. Nuk ka autobus që të mbajë qytetarët e Durrësit që do të vijnë nesër në protestë?! Po të mos ishte PD që të denonconte drogën dhe të inkriminuarit në parlament, Shqipëria do të ishte më keq se Kolumbia. Protesta do të kapërcejë PD.

Rama dhe Xhafaj kanë ikur me këtë që vihet re. Ata janë të ‘vdekur’ që ecin, në kuptimin politik. Nuk është vetëm çështja e drogës, por arroganca dhe shpërfillja. Ndërkombëtarët u bindën shumë shpejt për gjendjen, Gunter Krishbaun tha se krimi dhe korrupsioni është në nivele të larta.

Nuk bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Duhet një qeveri anti-mafia. Basha ka marrë përgjegjësi dhe kërkoi falje për qeverisjen e PD, është refleksion, është një lider që di të kthejë kokën pas dhe premton se gjërat do të bëhen ndryshe", tha Xhaferaj.

Protesta e opozitës do të nisë nesër në orën 11:00, ndërsa do të jenë mbi 1500 policë në gatishmëri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Th

   Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi ashpër ndaj asaj që ai e quan dhunë policore ndaj banorëve në bregdetin e Jalit.

   Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron deklarata të forta.

   Partia Demokratike deklaron se Kryeinspektori i IKMT-së ka kërcënuar deputetin demokrat Agron Shehaj sot gjatë aksionit në Jalë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lirimit nga burgu të Ermal Hoxhës, i dënuar për trafik droge.

Gjykata e Strasburgut ka refuzuar padinë për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Mark Frroku, i cili paraqiti në këtë gjykatë një ankesë

Në një kohë që Komisioni i Veprimtarive Prodhuese po diskutonte një prej çështjeve më delikate, deputeti i larguar nga PDIU, Dritan Bici

Maxhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit të Republikës në lidhje me ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjes s

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Lu

Pas thirrjes së kreut të PD-së për vettingun në politikë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.