Rama bën propozimin: Studentët që denoncojnë me prova korrupsionin, bursë 1-vjeçare

17/09/2019 - 14:47

Kryeministri Edi Rama propozon masa të reja për të luftuar korrupsionin. Kreu i qeverisë thotë se në diskutim është propozimi për studentët, të cilët do të përfitojnë tarifa shkollimi falas dhe 1 vit bursë nëse denoncojnë me prova rastet korruptive apo presionet që u bëhen.

Kryeministri bën me dije se qeveria është duke punuar për një program që të denoncohen rastet abuzive.

“Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë,zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare”, shkruan Kryeministri Rama në rrjete sociale, teksa fton çdokënd për të shprehur mendimin e vet rreth kësaj ideje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Klevis Balliu i është ribashkuar protestës së banorëve te “Unaza e Re” këtë mbrëmje, pak orë pasi u lirua nga burgu.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Principatën e Monakos me ftesë të Lartësisë së Tij të Përndritur, A

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar mesazhe të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar Mico Papadhopulli.

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka shpërndarë letrën që Presidenti i Partisë së Socialistëve Europianë, Se

“Nuk ishte atentat ndaj meje, unë nuk kam konflikte me askënd. Makina përdoret nga shoferi im dhe shumë rrallë prej meje.”

Presidenti Ilir Meta është pritur sot në një takim nga Princi i Monakos, Alberti II.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ndërsa është nisur për në Bruksel ku pritet të merret dhe përgjigjja për negociatat e Shqi

Pasi publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias në lidhje me presidentin Ilir Meta, sa i takon veprimeve të këtij të fundit