Ditën e djeshme 10 persona të tjerë të cilët ishin të infektuar nga CoVid-19 tashmë janë shëruar nga ky virus vdekjeprurës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook pak minuta para mesnate shkruante se 10 pacientët kanë fituar tashmë betejën me armikun e padukshëm.

“Lajm i mirë: 10 të shëruar sot” shkruan Rama.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë 146 raste
  • Durrës 32 raste
  • Lushnje 4 raste
  • Elbasan 8 raste
  • Fier 25 raste
  • Kavajë 8 raste
  • Rrogozhinë 2 raste
  • Korçë 16 raste
  • Vlorë 5 raste
  • Shkodër 22 raste
  • Lezhë 11 raste
  • Berat 1 rast
  • Has 8 raste
  • Krujë 5 raste
  • Tropojë 4 raste
  • Pukë 4 raste
  • Mirditë 3 raste