Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama ndodhet në fshatin Rrashbull në Durrës ku ka inspektuar disa shtëpi të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

I shoqëruar nga krybeashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, Rama tha se procesi i rindërtimit vijon dhe numri i familjeve në çadra po zbret.

Gjatë vizitës së tij, Rama nuk ka lënë pas edhe komentet për opozitën duke thënë “mirë gomari që iku, po nuk e lënë rehat dhe mizat”.

Më tej, ai përmendi edhe situatën e krijuar nga dëbora, duke thënë se kjo ka ndodhur në të gjithë Evropën për shkak të stuhisë që ka prekur vendet.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI

Rama-familjarëve: T’i hapim rrugën gruas njëherë, se unë me gratë e kam. Ti je kryesorja këtu.

Rama i drejtohet 2-vjeçares: Eja ti kingia këtu.

Kryefamiljarët: Të njeh. Sa herë del në televizor e thotë emrin tuaj.

Rama: Si e kam emrin unë?

Ndërhyjnë gjyshërit: Thuaj “xhaxhi Edi”

Rama: Xhaxhi Edi është bërë si Ariu Silva. Por ta dish se gamorin se lënë as mizat.

Kryefamiljari: Ka dhe përteka i themi ne për mizat.

Rama: Se kemi me përteka, por me bindje

Kryefamiljari: Edhe ti ke qenë në gabim, ti kishe vënë plastmasë

Rama: E patë ça ndodhi në Athinë?! Në momentin kur ke stuhi, nuk janë aty makinat që persin borës, bllokohesh. Kur bie në Austri borë, rrinë presin me orë dhe me netë deri sa lirohen. Këtu këta që bërtasin, nxitojnë për pune. Nxiton Andi Bushati se ka punë. Teoritë ishin; po ju e dinit, pse se hodhët kripën 2 javë përpara.

Rama-kryefamiljarit: Ke ndonjë këshillë për mua?

Kryefamiljari: Kush leu, mendjen e vetë pëlqeu?!

Rama: E bukur kjo (qesh)