Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur operacionin e autoriteteve në Shkodër, të cilët i përgëzoi për 11 personat e arrestuar për fajde e gjobëvënie.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se falë punës së policisë, që po bëhet çdo ditë e më efikase, sot Shkodra është më e sigurt se asnjëherë.

“Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase”.