Kryeministri Rama zhvilloi këtë të diel një bashkëbisedim me qytetarët në Lezhë, ku foli për procesin e rindërtimit dhe investimet e qeverisë në këtë zonë.

I pyetur se si do të vijojë mbështetja ndaj biznesit e dëmtuar nga pandemia Rama tha se vaksinimi do të jetë një ndihmë e madhe për bizneset. Më tej, ai tha se është shumë e afërt dita, kur ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar sezonin e ardhshëm turistik.

“Sa kohë do të jetë PS në krye të vendit, biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë taksë për fitimin. Këtë nuk e ka asnjë nga vendet në rajon. Po ashtu një tjetër ndihmë për biznesin dhe të gjithë shqiptarët është vaksinimi. Është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik. Nëse realizojmë një vaksinim masiv në mars-prill-maj deri në mesin e qershorit do të kemi një sezon turistik shumë më ndryshe.

Për të kaluar në një tjetër stad na duhet një tjetër sasi vaksinash, pasi me numrin e siguruar procesi do të jetë më i ngadaltë. Kjo është ëndrra që më lë pa gjumë se si të disponojmë sa më shpejt një numër vrastar vaksinash për virusin”, tha Rama.