Rama: Xhafaj kërkoi vetë të ikte, Tahirit duhet t’i kërkoni falje

08/11/2018 - 22:54

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Real Story’ në Vizion Plus, ndërsa ka folur mes të tjerash për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj si dhe largimin e Saimir Tahirit.

Rama tha se Xhafaj i ka kërkuar vetë që të largohej, ndërsa sipas tij Saimir Tahirit duhet t’i kërkojnë falje për akuzat, pasi sipas tij drejtësia italiane i dha pafajësinë.

“Nuk kërkoj falje për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn jo e jo. Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinet në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani.

Si i bie tani që ne nuk lejuam që ai të mos arrestohej? Tahiri është nën hetim për pjesë të procesit në Shqipëri dhe ne presim. Ju tani duhet ti kërkoni falje Tahirit për akuzat që hodhët për akuzat e prokurorisë së Katanias. Të kërkoj falje për Tahirin? Pse? Se dy hajvanë bënin llogje në telefon.

Pse iku Xhafaj? Është vendim sovran i tij. Fatmir Xhafaj e kreu detyrën e tij dhe sot Sandër Lleshi do të bëjë një hop tjetër cilësor. Ai dha dorëheqjen vetë. Ta refuzoja? Pse ta refuzoja? Nga jeta ime sportive kam edhe një mësim. Lojtari që thotë dua të dal nga fusha nuk ka pse të rrijë më në fushë. Ai le të rrijë në stol” – tha Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar sot një video-montazh, i cili sipas tij tregon momentin e arrestimit të “Eskobarit të Ballkanit” të

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, nga Skrapari, e ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe deputetin e zonës, Blendi Klosin, aktu

Pas publikimit të fotomontazhit nga kryeministri Edi Rama ku shfaqej nudo dhe poshtë tij bënin selfie dy kryeopozitarët Basha e Kryemadhi

Kryeministri Edi Rama ka uruar një të ditë të mbarë për të gjithë shqiptarët duke zgjedhur disa foto nga Dhërmiu.

Nga Ylli Manjani

Laj baj thaj ky njeri di vetëm të nxjerrë hallatet në publik, që të tërheqë vemendje! 

Partia Demokratike ka shpallur emrat e 15 anëtarëve të Kryesisë së re pas zgjedhjeve në Këshillin Kombëtar.

Befason Kryeministri Edi Rama me postimin e tij të fundit në Instagram.

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim përfaqësues të shoqatës “Tirana”.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që u mblodh sot për të zgjedhur drejtuesit e rinj por edhe për të caktuar se cili do të jetë aksi

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, kryetari i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana prezantoi listën e emrave fitues për sekreta