KQZ shpalli mëngjesin e sotëm rezultatin e votimit elektronik në Njësinë numër 10 në Tiranë, ku fituese u shpall Partia Socialiste.

Te Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim, kandidati që ka marrë më shumë vota rezulton Agron Shehaj, i ndjekur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ndërsa tek Partia Socialiste, në njësinë 10 kandidati që ka triumfuar me më shumë vota është Fatmir Xhafaj që ka siguruar 2795 vota.

Disa nga kandidatët që kanë marrë më shumë vota se të tjerët tek PD dhe PS në njësinë 10 në Tiranë:

PD-AN-Në total 4464

  • Lulzim Basha 492
  • Jorida Tabaku 286
  • Sali Berisha 238
  • Agron Shehaj 525
  • Oriela Nebiaj 469
  • Dashamir Shehi 355

PS-Në total 5884

  • Luljeta Bozo 195
  • Najada Çomo 67
  • Ogerta Manastirliu 281
  • Arben Ahmetaj 128
  • Etilda Gjonaj 103
  • Belinda Balluku 243
  • Etjen Xhafaj 272
  • Pandeli Majko 132
  • Mimi Kodheli 187
  • Fatmir Xhafaj 2795