Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim e ka quajtur një lajm shumë të mirë operacionin e një ditë më parë për rikthimin e 4 fëmijëve dhe Floresha Rashës nga Siria.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre për t’i rehabilituar apo edhe përballur me drejtësinë, kur është e nevojshme.

“E mrekullueshme të shohësh këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS. Shpresoj se hapat e tjerë do të vijojnë. Qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe, kur justifikohet, të përballen me drejtësinë”, shkruan ajo.