Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, në një postim në Facebook shkruan se në kohën kur Edi Rama arrestoi qytetarë që nuk kishin para të paguanin energjinë elektrike dhe shumë nuk floën, opozita foli për ta.

Më pas arrestoi qytetarë që mbronin banesat e tyre që të mos ua prishte shteti, arrestoi qytetarë pse protestuan kundër padrejtësive të qeverisë, opozita sërish u doli atyre zot, shkruan ndër të tjera Bylykbashi.

“Sot arreston gazetare, arreston deputete dhe drejtues te opozites qe mbrojne qytetaret‎ qe po dhunohen dhe po u grabitet e drejta per te zgjedhur. ‎Kercenon se do te burgose te gjithe opoziten qe nuk do te lejoje votime moniste. ‎Radha do t'u vije te gjitheve nese nuk reagojne dhe ngrihen”,– shkruan Bylykbashi, ndërsa bën apel që në 21 qershor të gjithë bashkë të shporrin Edi Ramën.

Postimi i Oerd Bylykbashit:

Ne fillim Edi Rama arrestoi qytetare sepse nuk kishin para qe te paguanin energjine elektrike, por drita u duhej qe te studionin femijet, te mbanin ne pune aparatin e oksigjenit, apo thjesht qe te mos ktheheshin ne terr si ne mesjete. Shume nuk folen sepse mund t'i paguanin faturat. Por Opozita foli per ta.‎

‎Me pas ai a‎rrestoi qytetare qe mbronin banesat e tyre qe te mos ua prishte shteti ne shkelje te ligjit, te rrenonte mundin dhe djersen e nje jete e t'ua linte femijet rrugeve. Shume nuk reaguan sepse nuk po prishej shtepia e tyre. Opozita reagoi per te gjithe ata.
‎Edi Rama nuk u ndal ‎por ka kater muaj qe arreston qytetare pse protestojne kunder padrejtesive te nje qeverie te zhytur ne korrupsion dhe te lidhur koke e kembe me krimin e organizuar dhe qe i grabit deri ne palce. Opozita u ka dale per zot atyre.

 ‎Sot arreston gazetare, arreston deputete dhe drejtues te opozites qe mbrojne qytetaret‎ qe po dhunohen dhe po u grabitet e drejta per te zgjedhur. 

 Kercenon se do te burgose te gjithe opoziten qe nuk do te lejoje votime moniste.

 ‎Radha do t'u vije te gjitheve nese nuk reagojne dhe ngrihen. Kjo e keqe me emrin Edi Rama ndalet tani! ‎Me vone do te jete shume vone edhe per ata qe mendojne se nuk kane asgje qe t'ua marre Edi Rama! Atehere do t'u kete marre lirine qe deri dje mendonin qe e kishin te garantuar. Asnje hap prapa derisa Edi Rama te shporret! #21qershor te gjithe bashke.