Sipas ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji Parlamenti aktual nuk përfaqëson qytetarët dhe interesat e tyre.

Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se parlamenti sot i shërben pasurimit të pak qeveritarëve dhe zhvatjes dhe gllaberimit të djerses dhe gjakut të shqiptarëve.

"Parlamenti nuk përfaqëson qytetarët dhe interesat e tyre! I shërben pasurimit të pak qeveritarëve dhe zhvatjes dhe gllaberimit të djerses dhe gjakut të shqiptarëve, në 11 Maj të mblidhemi të gjithë bashkë, të tregojmë që sovrani është populli!", shkruan ish-deputeti i PD-së.