Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po u ofron qytetarëve të Thumanës vetëm shfaqje dhe se në këtë vend nuk është vendosur asnjë tulle apo tjegull, për banesat e të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa publikon pamje të vizitës së një dite më parë të kryeministrit Rama në Thumanë, ish-deputeti shkruan se ndihmat nuk ekzistojnë dhe familjet vijojnë të enden rrugëve!

POSTIMI I SALIANJIT

Kamera, show, ERTV; vetëm kaq u ofron qytetarëve Edi Rama.

Dje bën propagandë me fatkeqësitë e qytetarëve të Thumanës, të cilët që pas tërmetit shkatërrimtar kanë mbetur pa shtëpi, ditën tjetër asgjë nuk ndryshon.

Asnjë tullë nuk vihet për muret e shtëpive të pabanueshme, asnjë tjegull për t’u siguruar një çati mbi kokë. Ndihmat nuk ekzistojnë dhe familjet vijojnë të enden rrugëve!

Shqiptarët kanë nevojë për zgjidhje reale jo për të luajtur role të denja për teatër në kurriz të fatkeqësive të familjeve shqiptare!