“Shembulli i një biznesi, që xhiroja e vitit 2018 e futi në kurthin e taksave të larta të shtetit”, Basha publikon dëshminë e pronarit të restorantit

18/10/2020 - 09:53

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot në Facebook historinë e një pronari të një biznesi të vogël dhe thotë se shqiptarët po përjetojnë krizë të thellë ekonomike dhe papunësie.

Në videon e publikuar nga Basha, Met Sejdini, pronar i një bar-restoranti në Tiranë, thotë se në vitin 2018 xhiroja e biznesit që kishte kapur shifrën e 33 milionë lekëve të vjetër, me vendim qeverie e kaluan në biznes me TVSH.

Kjo gjë e detyroi atë të paguajë kostot e larta të detyrimeve që i ngarkohen biznesit të tij. Ai shprehet se në 2019-ën, si rezultat i rënies së konsumit, edhe te biznesi i tij pati rënie të xhiros dhe kjo xhiro vajti në 22 milionë lekë, por ai vazhdon të paguajë detyrimet si biznes me TVSH. Përpos kësaj, ai duhet të paguajë edhe taksat e bashkisë, që janë një kosto shtesë dhe që e kanë bërë që biznesin ta mbajë me sforco të mëdha duke marrë kredi për ta mbajtur hapur.

“Quhem Met Sejdini. Kam një biznes privat prej 17 vitesh familjar, të cilin e punojmë. Është kryesisht shërbim bar-restorant. Që nga 2018-ta, xhiro e deklaruar prej 33 milionë lekësh, me vendim qeverie kalova biznes me TVSH, duke rritur kostot, sidomos kostot e ekonomistit edhe një sërë detyrimesh që i ngarkoheshin biznesit është TVSH-ja, e cila fillimisht u bë shumë e ngarkuar dhe kalonte vlerën në vit 70 mijë lekë të rinj. Në 2019-ën, si rezultat i rënies së konsumit, edhe te biznesi im pati rënie xhiro dhe kjo xhiro vajti në 22 milionë lekë. Unë përsëri vazhdoj të paguaj detyrimet si biznes me TVSH. Njëkohësisht taksat e bashkisë, siç janë ato të pasurisë dhe ato të infrastrukturës të arsimit dhe pastrimit, janë një kosto tjetër shtesë dhe aq më shumë që këto taksa vajtën përsëri në vlerën 70 milionë lekë. Kjo është të mbetesh dhe të rezistosh me shumë sforco dhe në periudhën që flasim jemi pa paguar dhe detyrimet e sigurimeve shoqërore, dhe një pjesë e kësteve të bankës që kemi marrë si kredi për të mbajtur në këmbë, ose për të bërë rikonstruksione në këto biznese”, shprehet ai.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dita e pavarësisë i ka gjetur krerët e politikës shqiptare të përçarë.

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka uruar me një mesazh shqiptarët në festën e Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mëngjesin e sotëm me dy postime për nder të Ditës së Pavarësisë dhe Festës së Flamurit.

Me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë, presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët.

Duke folur mbi mundësinë e mbylljes së shkollave kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Zonë e Lirë’ u shpreh pro mbylljes së ty

Publicisti Veton Surroi është shprehur i befasuar mbi vendimin e Këshillit të Qarkut të Kukësit për t‘i hequr titullin qytetar nderi.

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në “Facebook” ka bërë bilancin e një viti pune nga ana e qeverisë, sa i përket rindërtimit n

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri iu është bashkuar reagimeve në lidhje me akuzat e opozitës se ministrja e Mbrojtjes,

Në  Bashkinë e Shijakut po shtohet çdo ditë e më shumë numri i familjeve, që pikërisht në nëntor, një vit pas tragjedisë morën çelsat e b

Dy ditë pas takimit me mjekë dhe ekspertë të fushës së shëndetit publik, ku Qeveria u përfaqësua nga Zv.Ministri i Shëndetësisë dhe Mbroj