Shkarkimi i Metës, DW: Verdiktin përfundimtar do ta japë …!

09/07/2019 - 10:56

Parlamenti miratoi në mbrëmjen e të hënës, (08.07.2019) ngritjen e një komisioni të posaҫëm për të hetuar rreth karakterit anti-kushtetues të dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zhvillimit të Zgjedhjeve Lokale 2019, më 30 qershor. Anëtarët e këtij komisioni do të përgatisin brenda 3 muajve një raport për argumentuar shkarkimin e Metës pas dekretit që anuloi zhvillimin e Lokaleve 2019 më 30 qershor.

Nga ana e tij Presidenti Meta përsëriti të hënën në Parlament, se Zgjedhjet Lokale, që u zhvilluan më 30 qershor, janë anti kushtetuese dhe të paligjshme pasi në ato nuk mori pjesë opozita. Ai këmbënguli, se dekreti i tij për zhvillimin e tyre më 13 tetor të këtij viti është i ligjshëm dhe mbetet në fuqi.” Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë kushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës” theksoi Meta.

Rama: Meta, burim destabiliteti politik

Maxhoranca socialiste listoi të hënën në mbrëmje një sërë shkejesh që Meta ka bërë ndaj Kushtetutës. Sipas deputetëve socialistë ai ka cënuar parimin e ushtrimit të sovranitetit nga populli, është sjellë në mënyrë arbitrare me pushtetin si President i Republikës ,ka cënuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve dhe të së drejtës së qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur duke anulluar me dekret zhvillimin e tyre në 30 qershor.

Kryeministri Rama e cilësoi qëndrimin e Metës një "ofensivë destruktive kundër zgjedhjeve dhe drejtësisë". "Presidenti Meta është armik i hapur i Kushtetutës, armik i vetëdeklaruar i Parlamentit, politikani i frikësuar nga reforma në drejtësi. Ai është burim destabiliteti politik, institucional. Shkarkimi i tij është detyrë e ҫdo deputeti”, tha Rama.

Në një deklaratë para fillimit të seancës plenare në mbrëmjen e të hënes, Presidenti Meta theksoi qëndrimin e tij të njohur tanimë se dekreti i tij për anullimin e 30 qershorit si datë e zhvillimit të Lokaleve 2019 është në mbështetje të plotë të Kushtetutës dhe parimeve themelore që ajo mbron”. Meta përsëriti alternativën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale më 13 tetor, pasi “zgjedhjet Lokale, që u zhvilluan më 30 qershor nuk ekzistojnë ligjërisht”.

Votat në Parlament dhe verdikti i Gjykatës Kushtetuese

Miratimi i ngritjes së komisionit të posaҫëm hetimor u bë me 101 vota pro dhe 6 kundër. Shkarkimi i Presidentit bëhet me shumicë të cilësuar votash që do të thotë 94 vota në parlamentin prej 140 deputetësh. Votimi pritet të bëhet pas 3 muajve, kur 9 anëtarët e Komisionit të sapongritur hetimor do të paraqesin në Parlament raportin e tyre. Por verdiktin përfundimtar për shkarkimin ose jo të Presidentit Meta do ta japë Gjykata Kushtetuese, që në Shqipëri nuk është funksionale. Anëtarët e saj, kanë dalë jashtë sistemit nga vetting-u para më shumë se një viti dhe ende nuk ka kandidatura gjykatësish që të kenë kaluar sitën e vettingut për t’i zëvendësuar ata./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë duke mposhtur frikën e një diktature gjysmëshekullore mësynë ambasadat e huaja, ndër to edhe Ambasadën

Pasi Komisioni Evropian i paraqiti Këshillit draftin e kornizave të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përcaktuar u

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, në një status në “Facebook” shkruan se Edi Rama po vepron si një bandë në ikje, duke projektuar edhe v

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e Partisë Demokratike,

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e shoqatave të turizimit dhe hoteletisë.

Opozita e Bashkuar i ka kërkuar qeverisë që t’i përmbahet marrëveshjes për miratimin e Reformës Zgjedhore pas konsensusit të arritur mes

Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi i ka cilësuar moniste zgjedhjet që do të zhvillohen në Universitete më 30 korrik.

Deputeti Lefter Maliqi tha gjatë një interviste në studion e Ora News, se opozita e bashkuar fiton bindshëm në zgjedhjet e ardhshme parla

Ish-deputeti, Arben Malaj ka kundërshtuar nismën e kryeministrit Rama për të rindërtuar rrugët në vend përmes koncesioneve.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka uruar zv.presidenten e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Besiana Kadarenë për postin e ri.