Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, çon në Bordin e OST kërkesën për shkarkimin e kreut të OST pas skandalit të “DH Albania”. Bëhet fjalë për Klodian Gradecin, drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

OST u përfshi në skandalin e Unazës së Re, pasi “DH Albania”, një kompani fantazmë, mori tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjitike. Tenderi u anulua.

Skandali me kompaninë Dunwell Haberman, nisi me shpalljen fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe, por aktiviteti ndërtimor i kesaj kompanie u pezullua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas publikimit të dokumenteve, ne emisionin “Të paekspozuarit” në News24.