Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, iu drejtohet me një mesazh të fortë politikanëve shqiptarë, duke iu thënë se marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore duhet të respektohet.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadori Soreca iu kërkon palëve politike që çdo propozim për ndryshim duhet ta diskutojnë siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik.

“Ne përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor shqiptar, të cilat tejkalojnë qëllimin e marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohet si duhet në kuadrin e Këshillit Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”,- shkruan Soreca.