Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi bën të ditur se me Ramën kanë biseduar për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon si dhe përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit.

"Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit", shkruan Thaçi.