Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kakomentuar thirrjet në kor të tifozëve "Rama ik" gjatë mbrëmjes së djeshme në stadiumin e ri kombëtar ku u luajt sfida Shqipëri-Francë.

Nga qyteti i Lezhës, Basha tha se Rama duke të dëgjojë zërin e shqiptarëve dhe të hapë rrugën.

"Të gjithë e dëgjuam jehonën e zërit të shqiptarëve dje në stadium, mesazhi i qartë i shqiptarëve krenarë dhe të vendosur që i thanë Edi Ramës largohu, çliroje vendin nga qeverisja jote e dështuar nga korrupsioni. Hap rrugën! Nuk është më vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë. Bën mirë ti vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore sipas Kushtetutës që janë dhe zgjidhja e kësaj krize të rëndë që ka pllakosur."