Shumë zëra i janë bashkuar thirrjes së Presidentit Ilir Meta për tubimin e 2 marsit.

Një ndër ta është dhe peshëngritësi, Kampion Europe, Briken Calja, i cili me anë të një reagmi në rrjetet sociale shpreh mbështetjen ndaj Presidentit.

Calja citon disa nga sloganet kryesore të Presidentit Meta për mbrojtjen e Kushtetutës dhe kundër “grushtit të shtetit”.

“Jam me presidentin, për Shqipërinë, për kombin, për Kushtetutën, në manifestimin historik të 2 marsit”, shkruan Calja.