Ambasadorja amerikane Yuri Kim takohet me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin në Kryesi pas opinionit të Venecias dhe rekomandimeve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Mësohet se kjo është tema e diskutimeve në këtë takim, pasi Yuri Kim ka mbështetur opinionin final të Venecias që i dha të drejtë Metës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese si edhe dha rekomandimet për vakancat.

Yuri Kim ka filluar takimet nga Ruçi, i cili sot ka një ftesë për t’u takuar me Metën pikërisht për të adresuar rekomadimet.

Nga ana tjetër ambasadorja amerikane kërkon që Gjykata Kushtetuese mund të ngrihet brenda 2020-s, ndërsa palët institucionale të ulen në dialog para se të vendosin për vakancat në mënyrë që mos ketë konflikt siç ndodhi dhjetorin e kaluar.