Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit dhe anëtar i kryesisë së PS, ka qenë mbrëmjen e sotme në kongresin e PS-së, madje shumë pranë kryeministrit Rama.

Në foto, Dako duket shumë i përqendruar në telefon, mesa duket ka pasur një komunikim të rëndësishëm, të cilin nuk mund ta shmangte, megjithëse ndodhej në Kongres.

Pas publikimit të përgjimeve të dosjes 339/1 nga Zëri i Amerikës dhe e përditshmja gjermane Bild, Dako u vu në qendër të akuzave dhe sulmeve nga ana e opozitës, që jo pak herë ka kërkuar arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit.

Por, në një emision televiziv, rreth dy javë më parë, kryeministri Rama deklaroi se megjithëse DASH i ka hequr vizën familjarisht ish-kryetarit të bashkisë, Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku i tij. “Madje edhe nëse do të ishte në burg, sërish do të jetë miku im”– tha Rama.