Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka kujtuar edhe njëherë përgjimet e “Bild” për vjedhjen e votave në Durrës e Dibër duke i përmendur Ramës se u bë kryeministër falë krimit të organizuar.

Bardhi shkruan në Facebook se Rama flet si Banda e Shijakut, vepron si Banda e Lushnjes, e vjedh si Banda e Durrësit.

POSTIMI I BARDHIT

Një politikan që bëhet Kryeministër me ndihmën e krimit të organizuar, nuk ka sesi të sillet ndryshe veçse si mafioz. Flet si Banda e Shijakut, vepron si Banda e Lushnjes, vjedh si Banda e Durrësit, mashtron si Habiljat e Vlorës, i fshihet drejtësisë si Eskobari i Ballkanit. Ky quhet solidaritet midis çunave problematik! Njerëzore!