Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata që po shfrytëzojnë guroret në Malin e Tomorrit.

Duke iu uruar Ditën e Pelegrinëve besimtarët bektashinj, Rama shkruan se Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ndërsa publikon edhe një video.

“MIRËMËNGJES  dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.