Autoritetet polake mund të krijojnë një zonë sigurie 200 metra të gjerë në kufirin me Bjellorusinë, me vendimin që pritet të merret në fillim të muajit të ardhshëm, tha kryeministri polak Donald Tusk në një takim me rojet kufitare dhe ushtrinë në zonën kufitare.

Tusk njoftoi se këtë vendim do ta marrë së bashku me ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Brendshëm dhe gjithë qeverinë në fillim të javës së ardhshme.