Presidentja Vjosa Osmani ka bërë me dije se Polonia do t’i dhurojë Kosovës 100 mijë vaksina Pfizer.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani ka falënderuar Poloninë dhe aleatët e Kosovës që i qëndruan pranë në kohën e vështirë të pandemisë.

“Për më tepër, sot u informova nga autoritetet e Polonisë se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë.”, shkruan ajo në Twitter.