Për të nxjerrë makinën nga liqeni i Shkopetit, për të cilën u raportua një ditë me parë se ishte rrëzuar, kanë shkuar edhe polumbarë nga qyteti i Durrësit.
Policia e Dibrës dha detaje duke shpjeguar se në liqenin e Shkopetit ndodheshin dy makina në thellësitë 18 dhe 25 metër.
Një prej makinave u nxor nga liqeni që ditën e djeshme dhe sipas policisë, ajo ndodhej aty prej disa kohësh. Ndërsa sot po punohet për nxjerrjen e makinës së dytë.





