Fatbardh Omeri dhe Eduart Plaku, janë dy palombarët e APD-së, të cilët veç detyrave të përditshme për kontrollet nënujore brenda basenit portual, angazhohen dhe në misione shpëtimi jashtë Portit.

Të instaluar edhe me pajisjet speciale në kalatën 0, dy profesionistët zhytës kryejnë kontrolle sistematike të pjesës nënujore të kalatave, si dhe në rastet e vizitave të anijeve të veçanta në portin më të madh të vendit tonë.

Siç shkruhet në njoftimin e publikuar në Facebook, gjatë sezoni veror që sapo lamë pas, në bashkëpunim me drejtorinë e Shërbimeve Operacionale në APD-së, ata punuan për ta kthyer për herë të parë kalatën 4 në vendin e akostimit të sigurtë të jahteve dhe skafeve turistike.