Polumbarët e Forcës Detare i shpëtojnë jetën pushuesit 55-vjeçar.
"Sot në mesditë, mjeti i Rojës së Plazhit të Forcës Detare në Jalë, polumbarët Detar Klinti Beqaj dhe Detar Erion Hysenaj shpëtuan nga mbytja qytetarin G. C, 55 vjeç, nga qyteti i Kukësit. Për shkak të kohës së keqe, erës dhe detit me dallgë, qytetari e ka patur të pamundur të dilte ne breg duke rrezikuar jetën",- bën të ditur njoftimi.





