Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje autoriteteve bjelloruse të pranojnë ofertën e OSBE për të zgjidhur me dialog situatën e krijuar në vend.
“Ne i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e kryesisë së OSBE-së për të lehtësuar dialogun dhe të angazhojë të gjithë palët e interesuara. Ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të parë në mënyrë të pavarur parregullsitë elektorale të Bjellorusisë, abuzimet e të drejtave të njeriut rreth zgjedhjeve dhe goditjet që kanë pasuar”, ka bërë të ditur përmes një deklarate Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo.
Më tej në deklaratë, Pompeo shprehet se SHBA jane te shqetesuar per problemet serioze qe shfaqen zgjedhjet ne Bjellorusi dhe dhunen e ushruar ndaj protestuesve.
“Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar nga të metat serioze në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi dhe dënojmë me forcë dhunën e kryer kundër protestuesve dhe gazetarëve paqësorë, arrestimin e kandidatëve të opozitës dhe protestuesve paqësorë, bllokimin e shërbimit të internetit të Bjellorusisë dhe abuzimin e të ndaluarve . Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të atyre që janë arrestuar padrejtësisht dhe një llogari për ata që raportohen të zhdukur.” – tha Pompeo.
Kujtojmë se Kryeministri shqiptar, Edi Rama si vendi që aktualisht kryeson OSBE, ka propozuar të angazhohet personalisht në bisedimet mes opozitës dhe Presidentit Lukashenko.