Ajo është një nga këngëtaret më të preferuara të muzikës folk në vendin tonë, e përveç zërit, Poni ka fituar zemrat e publikut edhe me simpatinë e saj.
Ndërsa kohët e fundit e shohim këngëtaren vlonjate në formë të shkëlqyer, ajo ka treguar se ka qenë gjithmonë e paraqitshme.
Së fundmi Poni ka postuar në Instagram një foto të 16 vjetëve më parë, ku shprehet se për kohën nuk ka qenë aspak demode.
“Sa herë vij në Vlorë, më pëlqen të hap arkivat! Viti 2001, qershor si tani!!! Kur e mendon 16 vjet më parë nuk kemi qenë dhe aq demode! Xhinse adoleshenca atëherë, xhinse tani”- shkruan ajo përbri fotos.