Ajo është përpjekur ta mbajë gjithmonë larg mediave bashkëshortin e saj, por kësaj here duket se Poni është treguar disi më e shkujdesur. Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto të partnerit të saj të jetës dhe të vogëlushit të tyre.  

Por megjithatë nuk mund ta shikojmë plotësisht fytyrën e bashkëshortit të këngëtares, sepse ai ka dalë në profil. Duket se dy njerëzit më të shtrenjtë të këngëtares po argëtohen dhe po e shijojnë këtë ditë me diell.