Këngëtari Frederik Ndoci ka komentuar festivalin në RTSH dhe faktin që Elsa Lila, një nga pretendentet për të fituar, nuk mori asnjë çmim.

Në një postim në rrjetin social Facebook ai ironizon festivalin shkruan se nëse nuk do të ishte Elsa Lila pjesëmarrëse “nuk do të quhej Festival”.

Në fund të reagimit të tij, me nota ironie, Ndoci shprehet se “populli gjykon në baze të “sarileees” që sot mbyt edhe Ed Sherman e Dua Lipan”.

Reagimi i plotë:

Per profesionalizem per supernivel te lart interpretimi, per muzik precioze dhe teksti mjaft prekes e logjik, ishte Elsa me ate cfar pruri ne kete festival qe ne fakt mu duk ne teresi si shpell lakuriq nate…

Ky material qe solli Elsa ne thelb doemos qe asht jasht kritereve te mjedisit te ujrave qe ministrat e vegjel te muzikes me dekada e shpun kete ndjesi ne nivel te ulet qe mjerisht quhet festival.

Nji lule ne mes te shkretetires sa do e bukur e me ngjyra, te ngjall dhimbje dhe te vjen keq ta kepusesh e te vjen keq ta lesh aty ku e pe… ashtu edhe kurbanet profesionist do vuajne ekzistencen e tyre kur sallata alla makedonia e larmive dhe stileve qe zor se te mbetet nje motiv ne vesh per leikmotiv, por vetem pamja e jashtme kofsha porsat tatuazhet errsina dhe makiazhi

Mendoj se e rendsishme esht edhe sponsorat pse i hullin parate pa kerkese llogarie.

Apo ku di furrtari se kush e ha buken haram dhe e meriton buken hallall..

Kjo situate artistike esht pak a shum si permbytjet qe sjellin zemerimi i ujrave qe sjellin perrejnjt lumejt pas stuhive te shiut, merr para cdo gja dhe pse krejt i zi ose ngjyre kafe quhet uje.

Personalisht ne se nuk do ishte edhe Elsa festivali do kishte nderin 100% te mos quhej Festivali kenges ne RTSh.

Nuk duhen fajsuar kurr te fundit pergjegjes por analiza duhet filluar qe ne vitet 1990_91 e deri me sot…

Sa lek jan humbur dhe sa esht perpjekja e drejtuesve per te pranuar ne emer te zhvillimit te ashtequajtures “e reja ne art” ose me gjuhen e kohes “up date art” dhe ruajtja e mases per te mbeshtet ma shum te bukuren.

Pse vall Serbia ne renditjet totale te 60 viteve ne Eurosong Asht ne 3 vendet e para per më me shum trofe dhe vlersim se gjith europa?

Sepse sjellin modet e tyne popullore te perpunueme dhe te futura me art perpunimi i tyre ne tingllim te muzikes se leht argetuese.

Dhe mos te harrojme se 78% e ketyre modeve qe ata perdorin jan autentika e lashte e modit ton e rrenjeve tona qe ata i dalin per Zot ndersa ne kerkojme diku mode e lupa ne lindjen e larget e ne south russia elemente qe nuk jan tonat edhe pse i solli pushtuesi 500 vjeçar nuk perkojne aspak me modet tona.

Pres te ndeshkohem nga antivlerat qe jan monument qe mund te ruhen edhe nga qeverit qe shkuan e vijne.

Por e bukura mbet edhe pse nuk ka kritike arti.

Kur nje artist i madh gjykohet nga njerez qe pelqejn tallava folklor rep e hip-hop doemos qe nuk e kuptojne se cfar esht kang e cfar esht ndasia mes ketyre zhandrreve.

Po kur fut ne festival zhandrre prej A te Zh doemos qe populli gjykon ne baze te “sarileees” qe sot mbyt edhe ed sherman e dua lipan.