Meteorologia Lajda Porja tha se moti me reshje që ka prekur vendin tonë do të vijojë edhe në ditët e para të javës së ardhshme, ndërsa pritet ndërprerja e reshjeve dhe erës ditën e enjte. Porja tha se në 70% të vendit do të tejkalohet norma mujore e reshjeve, ndërkohë që situata duket se do të sjellë probleme në veri të vendit.
“Aktualisht që ne flasim është tejkaluar norma e reshjeve mujore në veri dhe pritet që nëntori të dyfishojë normat në pjesën më të madhe të territorit. Problematika do të shfaqen nesër dhe veçanërisht pas të martës dhe të mërkurës duke bërë që të enjten të kemi zgjerim të hartës në pjesën e zonës perëndimore. Zona që nuk paraqet probleme është zona e juglindjes ku reshjet do të jenë më të pakta”, u shpreh Porja.
Meteorologia tha se reshjet do të jenë të dendura edhe në kryeqytet e Durrës.
“Parashikohet që edhe Tirana të marr reshje që do të vazhdojnë sot gjatë gjithë ditës. Tirana pritet ta tejkalojë normën e reshjeve dhe do të ketë në një kohë të shkurtër reshje të shumta. Edhe Durrësi shfaqet problematic, ndërkohë që e marta do të sjellë akoma reshje, zonat e tejngpura do të marrin sërish”, tha Porja.