KINE, 26 shkurt 2013– Në muret shkëmbore të një shpelle në Kinë janë zbuluar pamjet e saj që mund të jetë pornoja e parë në historinë e njerëzimit. Sipas disa studiuesve ajo që është gdhendur në muret e shpellës është një rit pjellorie, por për disa të tjerë ajo është skenë nga një orgji.

Gdhendja është realizuar 4 mijë vjet më parë, dhe sipas gjermanes Bild, ajo që disa e kanë interpretuar si rit për një pjellori të mbarë, mund të jetë një orgji e pastër.

E veçanta e pornos prehistorike është se ajo është e karakterizuar nga simbole abstrakte, që nuk është e vështirë t’i deshifrosh, për më tepër që pak hapësirë i lihet imagjinatës.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/