ITALI, 23 shkurt 2013 – Ndërsa rreth 50 milion italianë pritet t’i drejtohen nesër dhe pasnesër kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin dhe qeverinë e re të vendit, si dhe pushtetarët vendorë, një apel i veçantë vjen as më pak e as më shumë nga një aktore e filmave me pullë të kuqe.
Pornostarja Amandha Fox i ka ftuar të gjithë italianët të mos votojnë. Aktorja e filmave për të rritur pati përfunduar disa muaj më parë në faqet e tabloidit “Thë Sun”, pasi bukuroshja provokative pati hedhur kandidaturën për t’u bërë kryebashkiake e Tarantos.
Amandha thotë se do t’i dhurojë posterin e saj me autograf të gjithë atyre që do t’i shkruajnë në adresën e postës elektronike [email protected] për t’ju bashkuar apelit të saj për të mos votuar. Sipas saj arsyeja kryesore e kësaj kërkese është se klasa politike italiane nuk ofron asgjë për popullin dhe është e përfshirë në skandale të njëpasnjëshme.
/m.b. Agjencia e Lajmeve :Dyrrah”/