Tajlandë, 15 shtator 2014 – Botuesi i librave shkollorë në Tajlandë është detyruar të tërheqë tremijë libra të Matematikës, pasi në kopertinë shfaqej një yll i pornografisë.
Aty shihet një femër me rroba zyrtare, që mban një fletore në duar ku shkruan Matematika. Dikush e kuptoi se ajo është ylli i pornografisë, Manai Aoki.
Çuditërisht, fotografia është marrë nga filmi “Costume Play Working Girl”, që aspak nuk ka lidhje me algjebër e gjeometri.
Pas këtij skandali, pasoi urdhri që asnjë fotografi e paverifikuar të mos përdoret për libra.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





