ITALI, 11 prill 2013 – Ish-ylli pornografik Ilona Ana Staler, e njohur si Çiçolina rikthehet në politikën italiane, tashmë si kandidate për kryetare të Bashkisë së Romës.
62 vjeçarja, që ka qenë edhe deputet e Parlamentit Italian publikon kandidaturën e saj në listën e Partisë Liberale të Italisë, për të garuar në zgjedhjet lokale. Një nga pikat e platformës së saj elektorale është liberalizimi i prostitucionit dhe drogave të lehta, shkruan gazeta italiane Repubblica.
Çiçolina ka hyrë në politikë në vitin 1979 dhe ka qenë anëtarja e Partisë Ekologjike të Italisë, që më pas të kalojë në Partinë Radikale të Italisë në vitin 1985, në një fushatë aktive kundër energjisë nukleare, varfërisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në Parlamentin Italian ajo u zgjodh si deputete në vitin 1987, duke kryer një mandat të plotë deri në 1991.
Në shtator të 1990, me fillimin e luftës së gjirit në Kuvajt nga Iraku, ajo deklaroi se, ishte e gatshme të bënte seks me Sadam Hysein, për të kthyer paqen në këtë rajon.





