14 prill 2014 – Harmony Rose ka xhiruar më shumë se 200 filma porno gjatë viteve 2004 dhe 2010. Por 29 vjeçarja tani ka lënë botën e filmave hard për t’u bërë vullnetare në spitalin e ndihmës së shpejtë Emergency Medical Technician.

Disa funksionarë të lartë pasi zbuluan të shkuarën e saj në botën e pornos, i janë vënë kundër. Sipas Huffington Post, ndaj saj u bë denoncim nën argumentin se ndikimi i saj në publik dhe te pacientët nuk është i mirë.

Deri në pritje të vendimit përfundimtar, ish-pornostarja vijon punën si vullnetare, ndërsa qindra mijëra vetë janë vënë në mbështetje të saj.

/agjencia e lajmeve ”Dyrrah”/