13 gusht 2014 – Pornostarja e mirënjohur dhe e dashura e luftëtarit të MMA sporteve, i ashtuquajturi “Makina e Luftës” ka përfunduar e rrahur brutalisht.
Aktorja Kristi Mek ka rrëfyer se ish i dashuri i saj me të cilin ishin ndarë në muajin maj është shfaqur para derës së shtëpisë së saj në orën 2 të mëngjesit. Pa i dhënë asnjë shpjegim ai menjëherë ka filluar ta rrahë.
Keçisti e kishte nxjerrë aktoren jashtë shtëpisë duke e goditur pa mëshirë. Nga e rrahura aktorja ka pësuar 18 fraktura në kokë e trup, i është thyer hunda, disa dhëmbë e brinjë, si dhe ka dëmtime në mëlçi.
Mek ka thënë se ish i dashuri gjithashtu ia ka prerë flokët me thikë dhe e ka kërcënuar se do ta përdhunonte, por një gjë të tillë nuk e ka bërë.
Ajo, tërësisht e zhveshur, i është drejtuar për ndihmë fqinjit të saj, i cili e ka ndihmuar dhe e ka dërguar në spital për kurim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





