SHBA, 17 mars 2013– Daily mail tregon historinë e 44 vjeçares Traci Lords, aktore e filmave pornografikë, e cila ka rënë pre e abuzimit seksual, që në moshë fare të re. Në një rrëfim në televizion, Lords ka pohuar se është përdhunuar kur ishte vetëm 10 vjeç nga një djalë 14 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur 34 vjet më parë në qytetin Steubenville në Ohio, SHBA.  

Por dëshmia tronditëse forcohet edhe më shumë kur aktorja pohon se asaj i ka ndodhur e njëjta gjë si të ëmës së saj, që po ashtu është përdhunuar. Më pas, kur ishte 16 vjeçe, Lords ju përkushtua pornografisë.

Aktorja e njohur e filmave me pullë të kuqe rrëfeu historinë e saj, ndërsa ishte e ftuar të komentonte për një ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

Një vajzë e re 16 vjeçare është përdhunuar nga dy futbollistë, ndërsa ishte e dehur. Ngjarja ka ndodhur mes datave 11 dhe 12 gusht të vitit të kaluar. Vajza e kishte marrë vesh për përdhunimin prej disa mesazheve telefonike të mikut të saj.

Sipas policisë ajo është përdhunuar më parë në sediljen e pasme të makinës dhe më pas në një kantinë. Sipas djemve vajza ka qenë e ndërgjegjshme gjatë kohës që ata kanë kryer marrëdhënie me të, por mesazhet telefonike tregojnë se ajo nuk kujton asgjë nga çfarë ka ndodhur atë natë.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/