Kanë kaluar dy muaj nga ndarja parakohe nga jeta e bashkëshortes së aktorit Agron Llakaj, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Agron Llakaj i ka përlotur të gjithë, teksa i dedikon fjalë shpirti të shoqes së ndjerë.

Postimi i plotë:

Kalojne ditet dhe serish mbetem i pushtuar nga mungesa jote Kostandina… dhe jeten e shikoj krejt ndryshe. sa i pakuptimt ky fati yne?!

shtyj nje dite, nje jave…,sot 2 muaj…,ushqej mendimin se do me kthehesh serish dhe sdi…,eci rruges dhe me duket se perpara do me shfaqesh Ti, ke qene ne pune, ne banke a diku..

eci nga liqeni dhe hapat qe vijne mbrapa nga kushdo me ngjajne me ritmin e hapave te tua…,sa here instiktivisht kthej koken…,ul ritmin te te pres.., dhe serish vetem.

Ulem te vendi yne ne kafene dhe porosis gjithmone dy, dy gjysma kafe dhe nje shishe uje…

Ne shtepi cdo levizje e hapje e mbyllje dere…,me rrenqeth te gjithin..,mos po vjen ti?!-

” Te kam sjelle dy bluza, provoi cila te rri me mire?!”

Me mungon e qeshura jote…,malli me shqyen per zerin tend ne telefon-” he mo Agron?!

” Pusho pak,mos rri pa ngrene…,te te pres apo vonon?!”

E ditet shtyjne njera tjetren e hena me diellin vazhdojne nderrojne vendet…, une jo…, te pres Ty.

E si Hachiko jam shnderruar ne pritje,ne pritje deri ne amshim.., nuk kam nje vend ku Ty te te pres, ne cdo vend me mungon Ti.