Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos e bëjë pushim, por të udhëtojë drejt qytetit të Vlorës, ku po zhvillon një takim me strukturat e Partisë Socialiste në qytetin bregdetar.

Takimi është duke u zhvilluar në zonën e plazhit të Zvërnecit. Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Rama mblodhi  kryetarët e bashkive për t’u dhënë porositë mbi zgjedhjet e ardhshme edhe pse jemi disa muaj para tyre.