Porsche ka thyer rekordin botëror për tërheqje.

285 ton është pesha e mega avionit Airbus A380 të cilin Porsche me modelin Cayenne ka arritur ta tërheqë, duke vendosur një rekord të ri botëror Guinness, transmeton "Express". Ishte modeli Cayenne S Diesel me të cilin Porsche arriti të tërheqë avionin e Air France, Airbus A380 duke kaluar rekordin e mëparshëm të tërheqjes me 115 ton.

Kjo tërheqje ishte mbresëlënëse jo vetëm për faktin se Airbus A380 është 100 herë më i rëndë se Porsche, por edhe fakti se modeli që tërhoqi këtë avion ishte model standard. Ky avion u tërhoq për 42 metra.